Franca dhe Gjermania propozojnë fondin prej 500 miliardë € për daljen nga kriza

Franca dhe Gjermania po propozojnë një fond prej 500 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë të vendeve më të prekura.

Në bisedimet e së hënës, Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel ranë dakord që fondet të sigurohen si grante.

Propozimi paraqet një ndryshim domethënës në pozicionin e zonjës Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Macron tha që ishte një hap i madh përpara dhe Eurozona duhet të mbetet e bashkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë besoj se ky është një transformim shumë i thellë dhe kjo është ajo që Bashkimi Evropian dhe tregu i vetëm duhen për të mbetur koherent, tha Macron pas diskutimeve.

Grantet e dhëna nga fondi i propozuar i rimëkëmbjes gjithashtu duhet të përdoret për të ndihmuar në financimin e investimeve të bllokut në një të ardhme më të afërt, thanë të dy udhëheqësit.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde tha se plani ishte ambicioz, i synuar dhe i mirëpritur.

Kancelarja Merkel, ndërkohë, është në mandatin e saj të fundit dhe ka ndjekur kohët e fundit titujt që parashikojnë shkatërrimin e BE-së për shkak të grindjeve dhe mungesës së solidaritetit gjatë pandemisë.

Në aspektin politik të BE-së kjo është arritje, pasi rrit dhe forcon marrëdhëniet brenda unionit.joq

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?