Frikë nga sulmet ruse, Ukraina pezullon fluturimet ajrore
Bota E Enjte, 24 Shkurt 2022 10:54
Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pas sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë.
BBC shkruan se janë pezulluar të gjitha fluturimet në orën 02:45 me orën e Kievit (00:45 GMT) “për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit për aviacionin civil”.
“Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës është pezulluar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

