Gauck: Edhe një mysliman mund të bëhet president i Gjermanisë

Edhe një mysliman mund të bëhet president i Gjermanisë, deklaroi presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

”Përkatësia në një besim të krishterë nuk është kusht paraprak për të përmbushur detyrën më të lartë shtetërore të vendit”, shtoi Gauck në një intervistë për shtypin evangjelist, i cituar nga radioja gjermane ”Deutschlandfunk”.

Gauck theksoi se ky rregull vlente edhe për ata që u përkisnin besimeve të tjera fetare si edhe ateistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gauck, 76 vjeç, ka qenë pastor evangjelist gjatë kohës kur jetonte në ish-Republikën Demokratike Gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mandati i tij si president mbaron vitin e ardhshëm dhe Gauck ka deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat të dytë për shkak të moshës.

Tri partitë më të mëdha gjermane janë vënë në kërkim të presidentit të ri të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?