Gazetari i BBC-së përzihet nga Korea e Veriut

Korrespondenti i BBC-së, Rupert Wingfield-Hayes dhe ekipi i tij janë përzënë nga Korea e Veriut, pasi u ndaluan nga autoritetet për shkak të raportimit të tyre.

Gazetari, producentja Maria Byrne dhe kameramani Matthew Goddard u ndaluan nga zyrtarët të premten, kur ishin duke u larguar nga vendi aziatik. Ai u pyet për rreth 8 orë nga autoritetet koreano-veriore dhe firmosi një deklaratë para se të lihej i lirë. Pas kësaj, u shoqërua në aeroport.

Korrespondenti ishte në Korenë e Veriut për të ndjekur Kongresin e Partisë së Punëtorëve. Udhëheqja komuniste e Koresë së Veriut duket se ishte e pakënaqur nga fakti se gazetari kishte vënë theksin në raportimet e tij në disa aspekte të jetës në kryeqytetin e këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?