Gazetari kontrovers shpall kandidaturën për president
Gazetari Eric Zemmour shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze. Ai prej dekadash përfaqëson publicistikën e ekstremit të djathtë në Francë.
Prej kohësh me pretekstin e prezantimit të librit të tij kishte filluar xhiron e vendit duke shpalosur platformën politike, që më shumë se me propozime ka qenë e mbushur gjithmonë me akuza kontroverse ndaj disa prej temave sociale më të nxehta, si multikulturalizmi, feminizmi dhe emigracioni, dhe veçanërisht praninë e komunitetit islam në Francë.
“Jemi të huaj në vendin tonë”, është një nga sloganet e Zemmour. Mitet e tij, të cituar edhe në videon ku zyrtarizon kandidaturën, janë Jean d’Arc, Luigji i 14-të, Napoleoni dhe normalisht gjenerali De Gaulle. Me javë para zyrtarizimit, mediat franceze e kishin vënë ato në sondazhet për president, ku ai rezultonte i dytë pas presidentit aktual, Emmanuel Macron.
KOHA JONË SONDAZH

