Gazetari që mund të trondisë zgjedhjet presidenciale në Francë
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë janë pas 6-të muajsh, dhe një personalitet i ri ka dalë në skenë. Ai është Eric Zemmour. Një fillestar në politikë dhe për më tepër s’ka deklaruar ende se synon të kandidojë, por daljet e shpeshta televizive dhe pikëpamjet polarizuese kanë shkaktuar turbullira në media.
Debati televiziv i Zemmour me udhëheqësin e të majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon tërhoqi 3.8 milionë shikues. Ai gjithashtu ka kapur titujt kryesorë të mediave, duke përfshirë një kopertinë magjepsëse të revistës “Paris Match”, e cila e shfaqte Zemmour teksa lahej me këshilltaren e tij 28-vjeçare.
63-vjeçari ka qenë prej kohësh një emër i njohur në Francë, madje deri vonë ka qenë një editorialist i rregullt në Le Figaro dhe gazeta të tjera, si dhe një opinionist televiziv i famshëm dhe tepër i njohur për provokimet e tij mbi islamin, emigracionin dhe gratë.
KOHA JONË SONDAZH

