FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetarja holandeze arrestohet në Turqi se kritikoi Erdoganin

Një gazetare holandeze është arrestuar sot në Turqi për shkak të kritikave që kishte bërë në drejtim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan The Guardian.

“Policia te dera, nuk është shaka”, ka shkruar Ebru Umar në Tëitter, një gazetare e njohur për ateizmin dhe feminizmin e saj, e cila ka origjinë turke, transmeton Koha.net.

Umar kishte shkruar një kritikë kundrejt Erdoganit për të përditshmen holandeze Metro, që sipas saj e kanë dërguar drejt arrestimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jam e lirë, tani jemi duke shkuar në spital për një ekzaminim mjekësor para se të dal përballë prokurorëve”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Jashtme e Holandës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me gazetaren, dhe se është duke e përcjellë rastin nga afër.

Gjykimet për fyerje ndaj Erdoganit janë shumëfishuar që kur ishte zgjedhur president në gushtin e vitit 2014, deri më tani rreth 2 mijë raste të tilla janë të hapura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?