Qeveria e Malit, ka bërë të ditur se si pjesë e një sulmi terrorist, janë vrarë 54 ushtarë që ishin në krye të detyrës në pjesën lindore.

Ky sulm, vjen disa ditë pasi të njëjtit xhihdistë të lidhur me Al Qaidan, i kanë vrarë 15 ushtarë në regjionin Menaka, transmeton KohaJone.

Dhuna e re pritet të rritë edhe më tej tensionet në kryeqytetin Bamako, ku familjet e ushtarëve kanë protestuar nëpër rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të afërmit thonë se ushtarët nuk po mbrohen në mënyrë të duhur, ndërsa po përballen me sulme nga grupe të ndryshme xhihadistësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmet e ditës së djeshme, erdhën afro një muaj pas vrasjes së 41 ushtarëve dhe zhdukjes së 20 të tjerëve, derisa po merrnin pjesë në një betejë kundër terrorizmit.