Gjenden 2 mijë eshtra njerëzish afër apartamentit luksoz

Një ekip kërkimi gjeti më shumë se 2 mijë eshtra njerëzish pranë një apartamenti luksoz në Meksikë.

Kockat u përkasin më shumë se 150 njerëzve.

Anëtarët nga ‘State Brigade for the Search of Disappeared Persons’ gjetën në një grumbull plehrash pranë një kompleksi banimi luksoz privat disa çanta me kocka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu zbuluan kocka këmbësh që ishin shpërndarë në tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët mjeko-ligjorë raportuan se disa nga fragmentet e kockave u përkisnin fëmijëve.

Policia njofton se disa nga çantat u dëmtuan si rezultat i ekspozimit në diell dhe ujë. Gjithashtu u shqyen nga kafshët që kërkonin nëpër to.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?