Gjendet e vdekur vajza 23-muajshe që u rrëmbye nga shoferja

Eshtë gjetur trupi i pajetë i vajzë 23-muajshe, e cila u zhduk në fundjavë në Amerikë.

Trupi i vdekur i vajzës 23 muajshe, është gjetur në një park në Indiana, SHBA. Autoritetet gjetën trupin e Nalani Johnson të martën në Pine Ridge Park.

Sipas autoriteteve, babai i vogëlushes dhe gruaja e akuzuar për rrëmbimin e saj ishin në një lidhje romantike. Policia raportoi se babai i Nalanit dhe një mik i tij ishin në automjetin që drejtohen nga Sharena Nancy mbrëmjen e së shtunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë udhëtimit Paul Johnson dhe Nancy patën një debat. Nancy u largua nga makina para se ai të arrinte të merrte vajzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

25-vjeçarja u akuzua për rrëmbim dhe fshehje të vendndodhjes së fëmijës. Gjatë marrjes në pyetje, Nancy tha se vajza u shit nga babai i saj për 10 mijë dollarë.

Sipas dëshmive, Nancy u tha detektivëve se Johnson i kërkoi asaj që të bënte dorëzimin e fëmijës. 25-vjeçarja rrëfeu se ai i tregoi fotografinë e një gruaje me ngjyrë dhe i kërkoi ti dërgonte vajzën.

Nancy u shpreh se kur shkoi në vendin e takimit pa aty një SUV ngjyrë argjendi me targa të huaja të parkuar anash rrugës dhe bëri ashtu siç e kishte udhëzuar Johnson. Ajo e kaloi vogëlushen nga makina e saj tek mjeti i gruas, e cila më pas u largua.

Sipas hetuesve nuk ka prova që mbështesin versionin e ngjarjeve të gruas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?