Gjendje e rënduar nga koronavirusi në Amerikë, Trump sqaron arsyen!
Situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga koronavirusi është e rëndë, gjtë 24 orëve të fundit u regjistruan 47 mijë e 913 infektime dhe 1029 vdekje. Mbi 5.3 milionë amerikanë janë prekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë, ndërsa viktimat janë rreth 170 mijë.
Kalifornia, Florida dhe Teksasi janë shtetet me numrin më të lartë të infektimeve, ndërsa Nju Jorku është ai që ka më shumë viktima; gati 32 mijë.
Megjithatë presidenti amerikan Donald Trump ia atribuon numrin e lartë të rasteve edhe testimeve në masë; sipas tij deri më tani janë kryer 70 milionë teste. Ai shton se pozitiviteti nga koronavirusi ka rënë me 6 për qind vetëm gjatë javës së fundit.
KOHA JONË SONDAZH

