Gjenerali serb: Do të dërgojë trupat ushtarake në Kosovë

Gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç thotë se nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes brenda territorit të Kosovës, kjo nëse do të ketë veprime të forcës së saj të sigurisë në veri të vendit.

“Mendojmë se ka gjasa që forcat e sigurisë në Kosovë të bëjnë veprime të një anshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika në terren”, ka thënë Mojsiloviç i cituar nga mediet në Kosovë. Ai u shpreh më tej se bazuar në rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës “forcat e KFOR-it janë të vetmet forca ligjore në Kosovë”.

Po ashtu ai foli për rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të vijave kufitare me Republikën e Kosovës. ”Ju e keni parë vendosjen e forcave për reagim të shpejtë të Forcave të Armatosura”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?