Gjermanët në alarm: Jemi në situatë më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, duke iu referuar tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi për të përditshmen ”Bild”, ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

“Rreziku i një përballje ushtarake është i konsiderueshëm”, pohoi ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka pasur funksionin e ndërmjetësit të OSBE-së për Ukrainën, cituar në të njëjtin artikull.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Rreziku nuk ka qenë kurrë në këto përmasa prej dekadash dhe besimi midis Perëndimit dhe Lindjes kurrë më parë kaq i ulët”, thekson ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?