Gjermani, prangoset siriani i arratisur, planifikonte sulm terrorist
Policia gjermane ka arrestuar 22-vjeçarin sirian të dyshuar për përgatitjen e sulmit me bombë, për të cilin në mënyrë intensive është kërkuar javën e fundit në të gjithë vendin.
Siriani Jabar Albakr është arrestuar mbrëmjen e djeshme bëjnë me dije mediat gjermane.
Albakr, me origjinë nga Damasku i Sirisë, arriti të ikte nga organet policore të shtunën më 8 tetor ndërsa policia blindoi të gjithë lagjen ku ndodhej apartamenti i tij.
Gjatë bastisjes së shtëpisë, të riut i është gjetur edhe një sasi eksplozivi.
Ai kishte ardhur si refugjat në Gjermani në shkurt të vitit 2015. Ndërsa autoritetet gjermane kanë forcuar masat e sigurisë në stacione dhe aeroporte.
KOHA JONË SONDAZH

