Gjermania del nga BE? Ja sa përqind e gjermanëve janë për PO?
Një në gjashtë gjermanë duan që vendi i tyre të largohen nga BE-ja, e ku shumica janë të shqetësuar kryesisht me financat e vendit, sipas një sondazhi të ri.
Shumica e gjermanëve kanë ngritur shqetësime në lidhje me Brukselin dhe integrimin e mëtejshëm të BE-së. Sipas” Daily Express”, ata shprehën dëshirën që Gjermania të lërë bllokun, e që sipas tyre ky bllok është i rrënuar. Por, pavarësisht nga shqetësimet e tyre, anketa zbulon se gjermanët dëshirojnë që qeveria e tyre të punojë për formimin e një qeverie të vetme Europiane.
Sondazhi arriti në konkluzione se, 52 për qind e Gjermanëve kanë frikë nga BE-ja duke marrë pagesat në rritje nga ekonomia më e madhe e eurozonës. 45 për qind janë shumë të shqetësuar në lidhje me humbjet e vendeve të punës dhe 42 për qind ishin të shqetësuar rreth humbjes së kulturës kombëtare të Gjermanisë dhe identitetin e tyre.
Gjermanët nën 35 vjeç që kanë një arsim të lartë, janë dukshëm më pak të shqetësuar në lidhje me BE-në se sa qytetarët e moshuar ose ata me shkallë të ulët të arsimit. Studimi zbuloi edhe se gratë gjermane janë më të shqetësuara në lidhje me Brukselin se sa meshkujt gjerman, kjo kur bëhet fjalë për një humbje të mundshme të sigurisë sociale, punës etj.
Christine Hübner, hulumtuesi kryesor i studimit, tha: “Studimi ynë tregon se si njerëzit në Gjermani kanë shqetësime konkrete për të ardhmen e tyre në BE dhe se këto nuk mund të barazohet thjesht me ankthin e përgjithësuar. Është e rëndësishme për të kuptuar dhe adresuar frikën konkrete rreth BE-së në Gjermani. Edhe një herë ne shohim se si qytetarët e perceptojnë BE-në, dhe kjo nuk është vetëm që ata që kanë një arsimi të lartë: por për çdo nivel arsisimi, gjermanët janë të frikësuar”.
Por, pavarësisht gjermanët mbeten më pozitiv për BE-në sesa Britania e Madhe, Franca dhe Suedia, ku një e katërta e të intervistuarve kanë shprehur se ata do të donin të shihnin Germaninë që të promovojë integrimin e mëtejshëm Europian.

Sophie Gaston, Drejtor i projekteve Ndërkombëtare, ka thënë: “Studimi ynë tregon se frika, në të gjitha manifestimet e saja, po bëhet një temë e qëndrueshme në të gjithë Europën por në mënyrë të barabartë jemi duke parë një ndarje të besimit mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në të gjithë shumë shtetet anëtare”.
Një tjetër studim zbuloi më shumë se gjysma e gjermanëve i shihnin refugjatët dhe integrimin si problemi më i madh i Gjermanisë. 890,000 emigrantë, kryesisht myslimanë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe nga vende të tjera, mbërritën në Gjermani, duke nxitur shqetësime në lidhje me sigurinë dhe integrimin.
58 për qind e gjermanëve mendojnë se refugjatët dhe integrimi, janë problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Gjermania. Popullariteti i kancelares gjermane Angela Merkel ka rënë vazhdimishit, si pasojë e politikës së saj të dyerve të hapura ndaj emigrantëve.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

