Gjermania mban Shqipërinë në zonën e kuqe nga Covid-19, Kosova del
Shqipëria është ende në zonën e kuqe të Covid për sa i përket masave kufizuese drejt Gjermanisë. Instituti Robert Koch ka hartuar listën e vendeve të rrezikuara nga koronavirusi, ku janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Udhëtarët nga këto vende nuk do kenë nevojë për karantinë.
Shqipëria është ende në zonën e kuqe për shkak të shifrave të larta të covid dhe viktimave. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me COVID-19.
Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete nëse nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 si dhe duhet të bëjnë karantinë 10-ditore në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

