Gjuetarët ilegal vrasin rojtarin e Amazonës

Një djalë i ri mbeti i vrarë e ndërsa një tjetër u plagos në pyjet e Amazonës nga gjuetarë ilegal.

Viktima i përkiste një grupimi indigjen Guardians of the Forest të cilët jetonin brenda pyllit dhe e mbronin atë nga gjuetarë dhe nga druvarë.

Sipas asaj që raporton BBC, ai u qëllua në kokë nga një çifte gjahu teksa lëviste në zonën e Arariboja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja ngre shqetësim të madh për dhunën e ushtruar kundrejt atyre që mbrojnë tokën dhe natyrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një organizatë jo-qeveritare raporton se kanë mbetur të vrarë dhe 3 persona të tjerë gjatë muajit shtator.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro shpreh shqetësimin e tij për rastin në fjalë ndërkohë që ai ka mbështetur më parë dhe fermerët e gjuetarët që jetojnë në këto zona.

Nga ana tjetër ai lëshon kritika për ambjentalistët të cilët qëndrojnë nëpër pyje.

Ministri i drejtësisë Sergio Moro shprehet se policia federale po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kërkimet për autorët e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?