Gjukanoviç: Demarkacioni, problem i Kosovës jo i yni

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar sot se demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”.

“Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, tha Gjukanoviç në Ulqin, raporton agjencia Beta.

Ai më tutje ka theksuar se Mali i Zi, sa i përket Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?