Gjykata e BE-së kundër riatdhesimeve nëse emigrantët rrezikojnë jetën

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që refugjatët në arrati nga një vend në të cilin rrezikon të torturohet apo të vuajë keqtrajtime të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, nuk mund të riatdhesohet apo të kthehet pas në vendin e origjinës.

Mendimi i Gjykatës së BE-së u kërkua nga Belgjika dhe Republika Çeke. Pavarësisht këtij vendimi, shtete të ndryshme të Bllokut vijojnë me politikat e tyre kundër emigracionit.

Më herët kapiteni gjerman i një anije shpëtimi u gjobit me 10 mijë euro nga një Gjykatë në Maltë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti lundrues “Lifeline” u padit nga autoritetet e transportit në ishullin mesdhetar të Maltës në qershor të 2018-s për zbarkimin e 234 emigrantëve që kishte shpëtuar nga brigjet e Libisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne përshëndesim komentet e sotme, që shpëtimi i jetëve të emigrantëve në det nuk është një krim. Kjo deklaratë duhet të shpërndahet me zë të lartë në të gjithë Bashkimin Evropian”, deklaroi avokati i kapitenit, Neil Fazon.

Avokati mbrojtës tha në sallë se anija ishte regjistruar në Holandë për misione shpëtimi, por autoritetet në portin e Amsterdamit e mohuan një fakt të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?