Gjykata Supreme e SHBA lejon ekzekutimet federale

Administrata Trump do të rifillojë ekzekutimet federale për herë të parë në 17 vjet.

Gjykata Supreme e SHBA ka hapur rrugën për ekzekutimet e para të të burgosurve federale.

Disa ekzekutime u vonuan pasi një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura kundër departamentit të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër të burgosurit federalë që do të ekzekutoheshin në korrik dhe gusht janë dënuar për vrasje të fëmijëve dekada më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëri prej tyre Daniel Lewis Lee u dënua në vitin 1999 për vrasjen e një familje prej tre personash, përfshirë një vajzë tetë vjeçare, tre vite më parë.

Tre të burgosurit e tjerë, përfshirë dy të dënuar për përdhunim dhe vrasje të vajzave të reja, priten të ekzekutohehen pas korrikut dhe gushtit.

Të burgosurit e dënuar kanë argumentuar se injeksionet vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta “.

Ekzekutimi i fundit federal në Shtetet e Bashkuara u bë në vitin 2003, kur një veteran i luftës Louis Jones Jr u ekzekutua për rrëmbimin dhe vrasjen e një ushtareje 19-vjeçare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?