Gjykata turke jep 14 dënime të përjetshme për sulmin e 2016
Planifikuesit e sulmit terrorist të 2016 jashtë stadiumit të Beshiktashit u dënuan me ‘burgim të përjetshëm të rënduar’ nga një gjykatë në Stamboll. Nga 14 të dënuarit, 4 u dënuan me akuzën e ‘planifikimit të shpërthimit me bombë’ dhe 10 të tjerët me akuzën e ‘asistimit në vrasje’. ‘Burgim i përjetshëm i rënduar’ parashikon një trajtim më të rëndë se normalja gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.
Sulmi i cili i mori jetën 47 personave dhe la qindra të plagosur u krye pas përfundimit të një ndeshjeje futbolli pranë stadiumit “Vodafone Arena”
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori një grup radikal i quajtur Kurdistan Freedom Falcons (TAK) i cili sipas autoriteteve turke ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Turqia vuajti nga një valë sulmesh terroriste nga separatistët kurd fill pas prishjes së bisedimeve për paqe me qeverinë e Ankarasë.
KOHA JONË SONDAZH

