Goditet mafia ‘Cosa Nostra’, FBI arreston 46 persona

Në orët e fundit, policia amerikane ka goditur rrjetin e mafias siçiliane “Cosa Nostra” në Nju-Jork.

Sipas Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), gjatë këtij operacioni janë arrestuar rreth 46 persona të lidhur me familjet mafioze të Genoves, Gambino, Lucchese e Bonanno.

Ndërkohë, mediat amerikane shkruajnë se mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz i Filadefias, Josef Merlino. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas komunikatës së shtypit të FBI-së, ky operacion është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Shekulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia amerikane ka njoftuar se 46 mafiozët janë arrestuar në Nju-Jork, Newark, Boston, Miami e New Haven. Ato shtojnë se mes të arrestuarve ka dhe eksponentë të familjes së njohur mafioze Columbo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?