Goditje e papritur me thikë, një burrë theret për vdekje në rrugë, tjetri rëndë

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në veriun e Londrës, ku një burrë u ther për vdekje dhe një tjetër u plagos. Sulmi ndodhi në Rrugën e Lartë Camden rreth orës 23:15 të enjten.

Njëri nga burrat vdiq që në vendngjarje, ndërsa tjetri ka marrë plagë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shkruajnë mediat angleze. Ende asnjë arrestim nuk është bërë.

Një dëshmitar në vendngjarje deklaroi se viktima që ishte plagosur për vdekje ishte sulmuar nga një bandë dhe se banditët më tej ishin larguar me vrap në stacionin Tube.  Familja e tij ende nuk është informuar për vdekjen e tij dhe burri i dytë thuhet se është në një gjendje të qëndrueshme, tha një zëdhënës i policisë, pasi ai lëshoi ​​një apel për dëshmitarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policai deklaron se është duke punuar për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë kriminale. Vrasja e fundit vjen pasi një 24-vjeçar u qëllua për vdekje në qytetin e afërt Kentish të dielën gjatë natës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?