FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gorbaçov: Bota po i afrohet zonës së kuqe!

Bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe, paralajmëroi sot ish-kreu sovjetik Mihail Gorbaçov ndërkohë që tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit po përkeqësohen nën sfondin e konfliktit sirian.

“Mendoj se bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe”, deklaroi Gorbaçov për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”.

“Nuk dua të jap receta konkrete, por dua të them se kjo duhet ndërprerë. Ne duhet të rikthejmë dialogun. T’i japim fund atij ishte një gabim i rëndë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, në nivelin më të ulët pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe të fillimit të konfliktit të armatosur në lindje të Ukrainës në vitin 2014, janë përkeqësuar edhe më shumë pas dështimit të armëpushimit në Siri që e kishin filluar në shtator dhe që zgjati vetëm një javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?