Gratë dhe vajzat në Turqi sfidojnë Covid-19, dalin në protestë

Qindra gra kanë dalë nëpër rrugët e disa qyteteve turke, për të kërkuar dhënien fund të dhunës në baza gjinore, dhe që Turqia të vazhdojë të jetë anëtare e një marrëveshjeje ndërkombëtare kundër këtyre sulmeve.

Teksa kanë protestuar, ato janë dëgjuar edhe duke thënë ”Burrat grushtojnë dhe shteti i mbron ata”, si dhe kanë mbajtur edhe mbishkrime me emra të grave të vdekura. Sipas raportimeve të mediave, përgjatë protestave janë kryer disa arrestime.

Vdekja e 27-vjeçares, Pinar Gultekin në muajin korrik, ka nxitur lëvizje që është përkrahur në shumë vende të punës kundër vrasjeve që shënjestrojnë gratë. Në këto protesta është kërkuar edhe ruajtja e Konventës së Stambollit, marrëveshje ndërkombëtare nga e cila dëshiron të dalë Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?