FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia e vendosur të marrë dëmshpërblim lufte nga Gjermania

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, u shpreh i vendosur për të bërë gjithçka është e mundur për të marrë nga Gjermania pagimin e dëmshpërblimeve gjatë pushtimit nazist, gjatë një ceremonie të një masakre të civilëve nga trupat gjermane më 1943.

“Për herë të parë, ne kemi një strategji kombëtare, për të mbështetur këtë kërkesë, që Athina e bën prej vitesh pavarësisht refuzimit kategorik nga ana e Berlinit”, theksoi Cipras, në vizitë në fshatin Kommeno në veriperënim të vendit.

Trupat naziste në këtë fshat kishin masakruar 317 civilë më 16 gusht 1943, më pas kishin kryer sërish veprime të tilla më dhjetor 1943 dhe qershor 1944 në dy fshatra të tjera greke, Kalavryta (jugperëndim) dhe Distomo (jug).

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?