Greqia hap kufirin me Maqedoninë e Veriut

Greqia vendos rihapjen e pikës kufitare me Maqedoninë. Nga nesër pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kreun e qeverisë greke u shpreh se nga nesër Greqia do të hapë pikën kufitare.

Për qytetarët e Maqedonisë për të hyrë në Greqi është e domosdoshme një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR ose që e ke kaluar COVID-19.

“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Greqisë, Micotakis. Më njoftoi se duke filluar nga nesër, 14 Maj 2021, hapet vendkalimi kufitar Evzoni, për të gjithë qytetarët e RMV-së, që kanë test negativ PCR, dëshmi për dy doza të pranuara të vaksinës anti-covid ose rezultat pozitiv për antitrupa”, tha kryeministri Zaev.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?