Gruaja 45-vjeçare përfundon në pranga, ndërroi vajzën 1-vjeçare me një makinë të përdorur

Një grua në Karolinën Veriore është vënë në pranga pasi akuzohet ta ketë shkëmbyer vajzën e saj 1-vjeçare me një makinë të përdorur.

45-vjeçarja Alice Leann Todd u vu arrestua nga policia e Thomasville ndërsa ndodhej në shtëpinë e saj, pasi u mor vesh se ia kishte dhënë vajzën e saj të mitur një çifti në këmbim të një makine të përdorur.

Në pranga janë vënë gjithashtu e dhe Marie Chavis dhe bashkëshorti i saj Vicencio Romero të cilët u shtirën se fëmija ishte e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Treshja dolën përpara gjykatës për t’u përballur me akuzuat që bien mbi ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e mori vesh për marrëveshjen mes nënës së vajzës dhe çiftit që e bleu pasi u njoftuan nga një qendër shëndetësore, stafi i së cilës kishte marrë në telefon edhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve.

Marie ishte paraqitur në këtë qendër mjekësore me fëmijën në dorë, e cila kishte shenja në trup, duke u thënë mjekëve që kishte kaluar një reaksion alergjik.

Alice e kishte dhënë vajzën në 2018 dhe në këmbim kishte marrë një Laser Hatchback Plymouth të viteve ’90.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?