Gruaja e Kryeministrit kanadez del me koronavirus, Trudeau izolohet në shtëpi me 3 fëmijët

Sohie Gregoire Trudeau, gruaja e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, ka rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi zyra e Kryeministrit me anë të një deklarate të premten në darkë.

“Ajo ndjehet mirë, po merr të gjitha masat e rekomanduara dhe simptomat e saj janë të lehta”thuhet në deklaratë, sipas New York Times.

Më herët gjatë së premtes, z. Trudeau njoftoi se ai dhe zonja e tij me tre fëmijët e tij ishin izoluar vullnetarisht në rezidencën e Kryeministrit në Ottawa ndërkohë që prisnin përgjigjen e analizës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Trudeau vazhdoi t’i kryejë shumicën e detyrave të tij megjithëse shumica e takimeve të tij ishin konferenca dhe mungoi në Dhomën e Komuneve. Ai foli me disa liderë botërorë gjatë ditës, përfshirë Presidentin Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këshillave të mjekëve, z. Trudeau do të vazhdojë të punojë nga shtëpia për 14 ditët në vazhdim u tha në deklaratë, megjithëse ai nuk ka shfaqur shenja dhe mjekët nuk e kanë testuar për koronavirus.

Më herët u tha nga qeveria se zonja Trudeau u ndje e sëmurë pasi u kthye nga një udhëtim në Britani. Doktorët vendosën që ajo të bënte analizën për koronavirus të mërkurën pasi pati një temperaturë të lehtë, që i ka kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?