Grupi islamik Al-Shabaab sulmon bazën që strehon trupat amerikanë

Bota nuk ka më qetësi, që pas vrasjes së Gjeneralit Qassem Soleimani. Xhihadistët e Al-Shabaab kanë sulmuar një bazë ushtarake në Kenia e cila strehon ushtarë amerikanë së bashku me trupat lokale. “RT” raporton se nga sulmi kanë mbetur katër persona të vrarë. Sulmi ndodhi në bazën detare të “Camp Simba” në Gjirin Manda në Qarkun Lamu në brigjet e Kenia, në kufi me Somalinë.

Komisioneri i qarkut Lamu Irungu Macharia i tha gazetës lokale “Daily Nation” se militantët, të armatosur, sulmuan kompleksin në orën 4 të mëngjesit me orën lokale. I themeluar në vitin 2004, “Camp Simba” është përdorur nga SHBA për të trajnuar njësitë detare dhe besohet se luan një rol të rëndësishëm në operacionet Amerikane në Somali dhe Jemen, përfshirë sulmet me dron.

Al-Shabaab shpesh kryen sulme terroriste në Kenia. Në dhjetor, militantët bllokuan një autobus në pjesën veriore të vendit, duke vrarë 11 persona, mes tyre 7 oficerë policie. Një nga sulmet më të përgjakshme ndodhi në vitin 2013, kur grupi hyri në një qendër tregtare në Nairobi, kryeqytetin e vendit, duke vrarë më shumë se 60 persona, kryesisht civilë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?