Grusht shteti në Guinea, ushtarët pretendojnë se kanë marrin pushtetin
Ushtarët që organizuan një kryengritje në kryeqytetin e Guinesë, Conakry, kanë thënë në një transmetim të shkurtër në televizionin shtetëror se ata kanë shpërndarë qeverinë në shtetin e Afrikës Perëndimore.
Por ministria e mbrojtjes së Guinesë tha se një sulm nga forcat speciale kryengritëse në pallatin presidencial ishte zmbrapsur të dielën, por nuk është e qartë se kush e ka pushtetin në vend.
Më parë, video të paverifikuara të shpërndara në mediat sociale treguan se Presidenti Alpha Conde ishte i rrethuar nga ushtarë. Vendndodhja e tij është e paqartë.
Kjo pasoi raportet e mëparshme për të shtëna të forta armësh në Conakry, pranë pallatit presidencial edhe pse nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës.
KOHA JONË SONDAZH

