Grusht shteti në Mali, ushtarët rebelë marrin peng Presidentin
Zëdhënës të qeverisë të Malit (shtet në Afrikën Perëndimore) bëjnë me dije se një grup ushtarësh rebelë kanë marrë peng Presidentin e vendit, Boubacar Keita, duke nisur kështu një grusht shteti.
Mes personave që mbahen nën kontrollin e këtyre ushtarëve është edhe kryeministri Boubou Cisse dhe pse ky i fundit bëri thirrje për një “dialog vëllazëror”.
Grushti i shtetit nisi me një përleshje të armatosur në një bazë ushtarake shumë të rëndësishme pranë kryeqytetit Bamako. Pas kësaj një grup të rinjsh i vunë zjarrin disa ndërtesave qeveritare.
KOHA JONË SONDAZH

