Hahn sot në Shkup, vulosen ose jo zgjedhjet e 11 dhjetorit

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn nesër mbërrin në Shkup ku do të zhvillojë takime intensive për t’u siguruar  se proceset në vend po ecin në rrugën e duhur dhe për t’u konfirmuar 11 dhjetori si datë e zgjedhjeve.

Deri në ora 14.00, kur ka caktuar press-konferencën me gazetarët, ai do të zhvillojë takime me liderët e katër partive kryesore, kryeministrin Emil Dimitriev.

Po ashtu, në agjendë është edhe takimi me prokuroren speciale Katica Janeva dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hahn para mbërritjes në Shkup dërgoi porosi nga Brukseli nëpërmjet një kumtese të Komisionit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Marrëveshja e arritur verën e kaluar ndërmjet të gjitha forcave kryesore politike dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për në dhjetor ishte një hap i mirë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi. E rëndësishme është që kushtet për zgjedhje të besueshme janë përmbushur plotësisht dhe se qytetarët mund të marrin pjesë lirshëm në këtë proces”, kanë theksuar nga zyra e Hahn.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?