Haiti: Shkon në 1 mijë numri i viktimave nga uragani Matthew

Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritur në 1 mijë.

Zyrtarët qeveritarë kanë nisur që të varrosin disa prej viktimave, teksa kolera është shpërndarë në jugperëndim të vendit, raporton Retuers.

Uragani i fuqishëm, që goditi Haitin të martën me erëra që arritën deri më 223 kilometra në orë, ka bërë që 1.4 milion njerëz të kenë nevojë për ndihma humanitare, ka thënë Zyra për Çështje Humanitare e OKB-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë fuqia e uragani Matthew ka filluar të dobësohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?