FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hakerat sulmojnë Kremlinin: Rusia e përfshirë në konfliktin ukrainas

Dy hakera pretendojnë se kanë mundur të hakerojnë të dhënat e Kremlinit, disa emaile që tregojnë se Rusia është e përfshirë në konfliktin në Ukrainë. Disa emaile dyshohet se i përkasin Vladislav Surkov, një nga njerëzit më të afërt të Presidentit rus Vladimir Putin.

Disa emaile përfshijnë një plan të Moskës për të siguruar lëndë djegëse për separatistët pro-rusë, ndërsa bashkangjitur paraqitet një hartë e Ukrainës e ndarë në 3 rajone.

Emailet që pretendohen të hakeruara, ka të ngjarë që të jenë false sipas BBC, e cila kontaktoi me një specialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hakerat, të cilët thonë se nuk kanë lidhje me autoritetet ukrainase, deklaruan se do të publikojnë të tjera informacione që tregojnë përfshirjen e Rusisë në Ukrainë.-Syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?