Harron kamerën hapur dhe bën dush ndërsa ishte në videokonferencë me presidentin

Bën dush ndërsa ishte në një videokonferencë me presidentin. Ngjarja ndodhi në Brazil dhe personi në fjalë është një biznesmen që harroi të fikte kamerën teksa po lahej.

Lajmi, që bëri një vend të tërë të qeshte, duke i hequr pak mendjen nga emergjenca koronavirus, bëri xhiron e botës.

24 pjesëmarrësit e tjerë nuk mundën mos ta shihnin skenën. Sipas medieve, presidenti brazilian, Bolsonaro, komentoi: “Ku shkoi? Nga ndonjë aty? A je mirë”. Më i drejtpërdrejtë ministri i Industrisë, Paulo Guedes: “Se kush po bën dush dhe është lakuriq”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mungoi as ironia: “Fantastike, ndoshta djaloshi u nxeh prej bisedës, ndaj i futi një dush të ftohtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?