Harvey Weinstein mund të dënohet me burg të përjetshëm
Producenti i famshëm i filmave në Hollivud, Harvey Weinstein, deklarohet sërish i pafajshëm ndaj akuzave shtesë për sulm seksual.
Sipas këtyre akuzave, ai është fajtor për dhunimin e një gruaje në vitin 2013 dhe kryerjen e aktit seksual me dhunë ndaj një tjetre në vitin 2006.
Weinstein, 67 vjeç, akuzohet nga 70 gra për dhunë seksuale, por nuk pranon asnjërën prej tyre.
Prokurorët ngritë aktakuzë të re të hënën, në mënyrë që juristët të dëgjojnë edhe dëshminë e akuzueses së tretë, aktores Annabella Sciorra.
Sciorra, e cila njihet për rolin e saj në serinë e HBO-së “The Sopranos”, thotë se Weinstein e përdhunoi brenda apartamentit të saj në Manhattan më 1993.
Ajo nuk është e shënuar si paditëse në çështjen e re, sepse sulmi i supozuar është bërë shumë kohë më parë për t’u ndjekur penalisht nën ligjin e shteti, por prokurorët shpresojnë ta përdorin dëshminë e saj për të theksuar se Weinstein është një grabitqar seksual.
Mbrojtja ka deklaruar në dokumentet e gjykatës se prezantimi i zonjës Sciorra si dëshmitare ishte një përpjekje “e dëshpëruar” për të ngritur një çështje “të dobët”.
Producenti i Hollivudit mund të përballet me dënim të përjetshëm, nëse dënohet.
BBC
KOHA JONË SONDAZH

