Heroi i luftës, njerëzit po blejnë jastëk me fytyrën e presidentit Zelensky (FOTO)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është kthyer në liderin më frymëzues në botë. Për të ndihmuar Ukrainën që po shkatërrohet nga Rusia, stilisti çek Tomas Brinek ka gjetur një mënyrë të veçantë për të mbledhur para për ukrainasit e prekur nga lufta. Ai ka zgjedhur të prodhojë jastëk me foton e presidentit.
Zelensky me fytyrën e lodhur, por i vendosur, dhe me bluzën e tij ushtarake, është bërë fytyra e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus, duke drejtuar bashkatdhetarët e tij nga bunkeri në Kiev, e duke transmetuar çdo ditë në rrjetet sociale.
Brinek thotë se në faqen e tij në Instagram ka marrë mbi 2 mijë porosi për këtë linjë duke mbledhur rreth 19 mijë dollarë të ardhura për të ndihmuar ukrainasit.
KOHA JONË SONDAZH




