FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hollande: Gjendja e emergjencës zgjatet deri në tetor

Presidenti francez, François Hollande, konfirmoi se 77 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe fëmijë, gjatë sulmit së të enjtes në Nicë. Ai deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që ky ka qenë një sulm terrorist, ndërsa njoftoi për zgjatjen e gjendjes se emergjencës në vend edhe për tre muaj të tjerë.

“Franca është goditur në ditën e pavarësisë, simbolin e lirisë. Ne solidarizohemi me familjet e viktimave. Kemi vënë në dispozicion gjithçka kemi për të ndihmuar të gjithë të plagosurit. Franca si e tërë është e kërcënuar nga terroristët islamikë. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të mos ulim kokën. Kam vendosur që gjendja e emergjencës që u supozua të përfundonte më 26 korrik, të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë”, u shpreh Presidenti Hollande.

Ai tha se qeveria ka nxjerrë në terren forca shtesë për të mbështetur xhandarmërinë dhe policinë për të mbajtur rendin, sidomos për të kontrolluar kufijtë. Hollande gjithashtu njoftoi se Franca nuk do të tërhiqet nga sulmet në Siri dhe Irak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha gjithashtu se do të vizitojë qytetin e Nice ditën e sotme (e premte) dhe shtoi se Franca është e pikëlluar për ngjarjen, por është e fortë, më e fortë se fanatikët që e goditën atë të enjten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?