Hollande “tradhtohet” nga ish-partnerja: Të varfërit janë njerëz pa dhëmbë
Sipas presidentit francez Fransua Holond të varfërit janë njerëz pa dhëmbë. Një shprehje diskriminuese kjo që përdoret shpesh nga Holond. Të paktën sipas ish partneres së tij Valeri Trajveler e cila ka publikuar mesazhet e tij në Tuiter.
Valéri Trajveler, duke publikuar dy mesazhe private, akuzon publikisht ish partnerin e saj Fransua Holond, president i Francës, se përdor shprehjen “pa dhëmbë” duke iu referuar të varfërve. Në fakt në dy mesazhet të vitit 2005 të publikuar në profilin e saj Tuiter, shihet se si presidenti francez përdor këtë shprehje diskriminuese. Ditët e fundit Holond ishte mrojtur duke sqaruar se ai përdorte këtë shprehje për njerëzit e varfër që me të vërtetë nuk kishin dhëmbë.
“Jam me shoqen time Bernadet në një manifestim të madh. I jam vardisur pak por mos u shqetëso. Gjatë fjalimit ajo bëri një gabim qesharak. Të gjithë qeshën, dhe njerëzit pa dhëmbë.” Kjo është përmbajtja e dy mesazheve të publikuara nga Trajveler, ndërsa mesazhet i referohen një manifestimi në Korrez ku Holond merrte pjesë si kryebashkiak. Ndërsa Bernadet Shirak, bashkëhsortja e ish presidentit Shirak ishte në rolin e këshilltares rajonale.
Polemika e njerëzve pa dhëmbë u krijua me daljen në treg të librit të Trajveler “Faleminderit për këtë moment” të publikuar pas përfundimit të marrëdhënies me Holond pas tradhëtisë së këtij t fundit. Sipas saj ioresidenti francez i thërriste shpesh të varfërit si njerëz pa dhëmbë. Një akuzë që krijoi shumë polemika meqënëse roli i presidentit është domethënës në mbrojtjen e shtresës së varfër. Por ai kishte përgënjeshtruar këto akuza të ish partneres edhe pse ajo këmbëngulte se kishte prova.
Versioni i Holond është përsëritur dhe në librin e saj duke thënë se një president nuk duhet të shprehet në këtë mënyrë, dhe shprehja “pa dhëmbë” u arkivua si një shprehje empatike që përdoret për ata të cilët nuk kanë mundësi të kurohen dhe për këtë arsye nuk kanë dhëmbë. Por provat e publikuara nfa Trajveler e përgënjeshtrojnë këtë justifikim.
KOHA JONË SONDAZH

