Horror në tren, të paktën 73 viktima

Të paktën 73 persona humbën jetën e mbi 40 të tjerë u plagosën në Pakistan, pasi një tren u përfshi nga flakët. Autoritetet bënë më dije se zjarri u shkaktua si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, që po përdorej nga një pasagjer për gatim. Treni gjendej mes qyteteve të Karaçit dhe Raualpindit, kur flakët u përhapën në të paktën tre prej vagonëve të tij. Sipas zyrtarëvë të cituar nga mediat lokale shumë pasagjerë kishin humbur jetën ndërsa përpiqeshin të hidheshin nga treni për t’i shpëtuar zjarrit. Bilanci përfundimtar i viktimave pritet të jetë edhe më i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?