Humb jetën e reja 6 muajshe shtatzënë pasi e sulmuan qentë

Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll në veri të Francës, ku po ndodhte një gjueti.

Trupi i Elisa Pilarski, 29 vjeç, e cila po shëtiste qenët e saj, u zbulua në afërsi të qytetit Villers-Cotterêts.

Ajo vdiq pas “disa kafshimeve të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme dhe kokën”, tha prokurori Frédéric Trinh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se ata po kryenin prova mbi 93 qen dhe se ata kishin hapur një hetim edhe për vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Testet, duke krahasuar mostrat e ADN-së të freskëta me ato të marra nga Znj Pilarski, do të përpiqen të përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjës për sulmin .

Pesë qen që i përkisnin zonjës Pilarski, e cila raportohej se ishte gjashtë muajshe shtatzënë në kohën e vdekjes së saj, ishin në mesin e atyre që u testuan.

Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se viktima kishte pësuar kafshime qensh në kokë, në kraharor dhe krahë, duke shkaktuar një hemorragji të rëndë dhe humbje masive të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?