Humbet shikimin në krye të detyrës, reporterja në mes të protestës

Një tjetër person bie pre e dhunës gjatë protestave të Hong Kongut.

Ajo është një gazetare indoneziane e cila po raportonte protestën ndërkohë që është qëlluar me një plumb gome në sy.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë ndërkohë që mjekët kanë deklaruar se ajo do të humbasë përgjithmonë shikimin në syrin e djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të policisë, gazetarja u qëllua nga një largësi prej 12 metrash duke dëmtuar të dy sytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestat anti qeveritare vazhdojnë prej muajsh në Hong Kong por ato kanë përshkalllëzuar deri në përdorimin e armëve të zjarri nga ana e policisë.

Nga ajo çfarë ka deklaruar gazetarja pasi mori ndihmën e parë ajo tregon se disa çaste përpara se të qëllohej ajo komunikoi me policët duke i treguar që ishte gazetare dhe po raportonte.

Por me sa duket fjalët e saj nuk arritën të ndalojë oficerin nga goditja.

Gazetarja e cila punon për gazetën në gjuhën indoneziane Suara ishte e veshur me mbrojtëse por përsëri nuk mundi t’i shpëtonte këtij dëmtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?