FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hungaria e ndalon me Kushtetutë përhapjen e Islamit

Kryeministri i Hungarisë, njoftoi se nuk do të lejojë përhapjen e fesë islame në vend.

Duke folur para parlamentit, për të festuar përvjetorin e pestë të Kushtetutës së re të Hungarisë, Viktor Orban, tha se qëllimi parësor i këtij dokumenti ishte që të siguronte gjuhën dhe kulturën hungareze.

Kryeministri tha se për këtë arsye, qeveria hungareze do të jetë kundër çdolloj fryme që do të cënonte këto parime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi të drejtën të zgjedhim me kë dëshirojmë të jetojmë ose jo. Të jem i qartë dhe pa vend për keqkuptime, përhapja e Islamit është e ndaluar me Kushtetutë në Hungari”,­ deklaroi Orban në fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se emigrantët e pa ligjshëm do të kthehen menjëherë në vendet tranzit ose në vendet e tyre të origjinës.

Në kufirin e Hungarisë me Serbinë, vitin e shkuar u vendos një tel me gjemba për të ndalur emigrantët që të kalonin kufirin, për të shkuar drejt vendeve të tjera europiane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?