I droguari tenton të shesë bijën e të dashurës për 2,500 dollarë
Një burrë nga Kentucky në SHBA është dënuar me një vit burg pasi pranoi se tentoi të shiste të bijën 4-vjeçare të të dashurës së tij në një pikë karburanti, pasi kishte tymosur metamfetaminë. 29 vjeçari Harry Day u arrestua të dielën pasi policia e Kentucky mori një telefonatë ku thuhej se personi po ofronte për shitje një fëmijë në pikën e furnizimit Speedy Mart, në këmbim të 2,500 dollarë.
Personi që denoncoi incidentin dha një përshkrim të të dyshuarit dhe numrin e targës së makinës së tij, dhe kjo i lejoi oficerëve të ndiqnin mjetin e tij deri në shtëpi. Oficerët thanë se gjetën të voglën në shtëpi me nënën e saj, 26-vjecaren Gertrude Henson.
Në banesë oficerët gjetën metamfetanimë dhe mjete për konsumin e drogave. Day u arrestua për nxitje të trafikut të një fëmije nën 18 vjeç dhe drejtim të makinës nën influencën e drogave. Henson, nënë e dy fëmijëve, u akuzua për zotërim drogash dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije. Day pranoi akuzat e ngritura dhe u dënua me 360 ditë burg.
KOHA JONË SONDAZH

