I mohuan ngritje në detyrë për arsyen e çuditshme, fiton 20 milionë dollarë

Keith Wildhaber, një polic në qytetin e St. Louis në SHBA, kërkoi 23 herë rradhazi ngritje në detyrë. Por në të gjitha rastet u përball me refuzim, edhe pse performanca e tij konsiderohej e shkëlqyer.

I çuditur nga refuzimi ai vendosi ti shkojë çështjes deri në fund, por u habit kur mori një përgjigje që nuk e priste. Në mënyre jo zyrtare policit iu la të kuptonte që duhej patjetër të kufizonte “mënyrat e tij tepër gay të të sjellurit”.

“Ishte sikur të më kishin goditur me grusht”, thotë Wildhaber, që denoncoi rastin te eprorët, por si përgjigje mori disa transferime gjithmonë e më larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lodhur nga situata polici vendosi që në vitin 2017 të denoncojë rastin si diskriminim, ndërsa tani Gjykata  jo vetëm që i ka dhënë të drejtë, por ka dënuar policinë me 20 milionë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një anëtar i jurisë tregoi se dëmshpërblimi i lartë ishte caktuar me vetëdije, në mënyrë që të kuptohet mesazhi se kush diskriminon, do ta paguajë shtrenjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?