I morën nga rruga dhe i punësuan, ja qyteti ku të pastrehët po paguhen me nga 9 dollarë në orë

Little Rock është kryeqyteti i shtetit të Arkansas në SHBA. Por, Little Rock është gjithashtu edhe qyteti kur të pastrehët mund të paguhen me 9.25 dollarë në orë për të mbledhur mbeturinat nga rruga.

Programi, i cili mban emrin “Bridge to Work” ose ‘Ura Drejt Punësimit’, ka si qëllim që të ‘sjellë në vete’ të pastrehët duke i vënë në punë.

Sipas MailOnline, si fillim ky ishte një projekt eksperimental që pritej të zgjaste vetëm 6 muaj, por kryebashkiaku Frank Scott Jr mbeti aq i kënaqur nga rezultati sa propozoi që të zgjatej deri në shtator të vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për realizimin e kësaj skeme, që menaxhohet nga ‘Canvas Community Church’, janë vënë në dispozicion 80,000 dollarë nga qyteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastori Paul Atkins u shpreh për mediat:

Jemi shumë të entuziazmuar për këtë projekt dhe shpresojmë që të jemi të aftë që ta mbajmë vrullin “.
Pjesëmarrësve në projekt u është ofruar edhe trajtim fizik e mendor, intervista pune dhe për disa prej tyre edhe një çati ku mund të fusin kokën.

Deri më tani janë punësuar rreth 380 persona. Ata punojnë në skuadra me nga 8 persona dhe deri më tani kanë punuar për rreth 1,832 orë duke mbledhur më shumë se 2,000 qese mbeturinash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?