I murosur nudo në muret e teatrit, ngjarje e pazakontë në Nju Jork

Një burrë është shpëtuar nga zjarrfikësit, pasi kishte ngecur mes mureve të një teatri të Nju Jorkut, krejtësisht i zhveshur.

Një telefonatë lajmëroi se po dëgjoheshin goditje në murin e teatrit dhe thirrje për ndihmë. Zjarrfikësit çanë murin dhe nxorën nga aty burrin që mendohet se kishte dy ditë i bllokuar aty.

Në një postim në Facebook, departamenti i zjarrfikësve tha se nuk ishte e qartë se si ishte futur burri aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa drejtori i teatrit sqaroi se stafi e kishte parë gjatë javës këtë person, duke ecur në afërsi të godinës, por një ditë nuk e kishin parë më: “Nuk e di pse ka hyrë. Ndoshta ka dashur të qëndrojë ngrohtë ose të përdorë tualetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia njoftoi se burri vuante nga sëmundje mendore dhe nuk do të procedohet penalisht dhe as nuk do të identifikohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?