I propozon shoqes, 7-vjeçari refuzohet me anë të një letre. Vajza: “Jam me një tjetër djalë”

Romeo dhe Juliet, në kohën moderne, kanë si personazhe dy të mitur. Fjalën e kemi për historinë e cila është bërë rivale në rrjete sociale dhe ka pushtuar zemrat e të gjithëve por me shumë pikëpyeje dhe dilema mbi të.

7-vjeçari i dashur pas shoqes së ngushtë, i shpreh dashurinë por ajo që merr, nuk ishte e parashikuar. Ai mori një letër zhgënjyese nga shoqja e saj, e cila e refuzoi që të ishte e dashura e tij. Jessica Kerfoot iu përgjigj ofertës së James Coton me një letër. Mes rrjeshtash, ajo i shkruajti se nuk donte të ishte e dashura e tij, pasi tashmë ishte duke parë një tjetër djalë. James u zhgënjye nga kjo gjë dhe letrën ia tregoi nënës së tij.

“Kjo është një gjë shumë e lezetshme. Ata janë miq shumë të mirë dhe mund të shkojnë shumë mirë. James është shumë i qetë rreth dashurisë që ndjen, por kur shkuam për drekë, ai erdhi e na tregoi këto letra”, ka thënë nëna e Jame, Carly.

Swiss Digital Desktop Reklama

31-vjeçarja shtoi: “Ai më tha: Mami, Jess më dha mua këto letra dhe unë i pashë ato e mu dukën kaq të dashura. Mendoj se ai ishte pak në siklet dhe donte që unë t’i kisha ato. Unë mendoj se ai e ka dashuruar gjithmonë Jessica. Ne gjithmonë tallemi për martesën e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Carly i postoi letrat në rrjetet sociale ku lexohet: “Përshëndetje James! Më vjen keq  që nuk mund të jem e dashura jote, sepse unë tashmë e kam një të dashur dhe quhet Goghe (George). Do të doja që të isha, por në të vërtetë që nuk mundem. Me dashuri nga Jessica!”.

Ndërsa e ëma e vajzës tha se nuk dinte asgjë, deri sa Carly i postoi ato në internet. “Nuk u befasova nga kjo gjë sepse e di që ata janë miq që mirë dhe janë rritur me njëri-tjetrin. Thjesht mendoj që ishte kaq e ëmbël dhe të shohësh se sa mirë mendon Jessica dhe që do t’i qëndrojë besnike George”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?