I pushoi zemra, vëllezërit e mitur qëndruan 1 javë me kufomën e nënës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Dy vëllezër kanë qëndruar një javë me kufomën e nënës së tyre brenda shtëpisë në Teksas, pasi ajo ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fëmijët të cilët i përkasin moshës 5 dhe 7 vjeç, nuk ishin në gjendje që të thërrisnin për ndihmë. Nëna e djemve, Connie Taylor, u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga policia. Ajo i kishte adoptuar djemtë muajin e kaluar. Të miturit u gjetën në shtëpi nga autoritetet, pasi ata nuk ishin paraqitur në shkollë për një javë. Djemtë deklaruan se ishin përpjekur që të përdornin celularin e 71-vjeçares për të thirrur për ndihmë por ata nuk e dinin fjalëkalimin për ta zhbllokuar.
KOHA JONË SONDAZH

